Java e tretë pa treg në Tetovë

Për të tretën javë me radhë, në Tetovë nuk ka pasur ditë tregu, siç ka pasur çdo të enjte. Sërish këtë vendim e solli shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës që të zvogëlohet rreziku nga përhapja e koronavirusit.

“Të gjitha tregjet e hapura dhe të mbyllura atë ditë nuk do të punojnë. Duke e pasur parasysh faktin se në atë mënyrë do ta zvogëlojmë ardhjen e njerëzve të cilët grumbullohen në ato vende”, thonë nga shtabi i krizës.