Jehoha e Malësisë -Tetovë prezanton Maqedoninë Veriore në Azinë Qendrore

Shoqëria kulturore artistike që në Mars të këtij viti festoi 12 vjetorin e kultivimit dhe zhvillimit të vlerave kombëtare shqiptare, pas prezantimit të bujshëm në Doha, Qatar u kthyen si favoritë të festivalit.

Këtë vitë në programin për kulturë për vitin 2019 pikërisht shoqërisë kulturore artistike Jehona e Malësisë i realizuanë padrejtësi sa i përket programit kulturorë të vitit 2019 për proekte ndërkombëtare, por me realizime të tilla smundin të ndalojnë punën dhe vullnetin që kjo shoqëri të kontriboj në afirmimin e vlerave kombëtare dhe asësesi nuk mposhtet dashuria e publikut që i përkrahë në çdo performancë si mbrenda dhe jashtë vendit.

Presim me padurim këtë rradhë të na përfaqësojnë duke shkëlqyer me prezantimin në skenat e Azisë Qendrore nga 16 deri më 23 Prill, pikërisht në Osh- Kyrgyzstan, të ftuar nga organizata internacionale kulturore turke Turksoy, evenimet ky që realizohet për 25 vite rradhazi.
Këto artistë të palodhshëm në muajin Korrik gjithashtu do të na prezantojnë edhe në Barcelon, Spanjë.
Jehoni Azinë Qendrore, suksese.
Për herë të parë një shoqëri kulturore artistike e udhëheq një femër, Liveta Latifi