Jeton Shaqiri: Jam strugan i vendosur të flas e punoj!

Kandidati i BDI-së, në Zonën e 5-të zgjedhore, Jeton Shaqiri, në fushatën e tij elektorale, është zotuar se nuk druhet të flas kur e kërkon nevoja dhe nuk mendohet dy herë për të vendosur interesat e komunitetit tonë të parat. Ai ka cekur se vota për të, është votë për një strugan që është i vendosur të flas e punoj. Jeton Shaqiri ka kërkuar votën e qytetarëve, sepse, ka shkruar ai, Ju jeni fuqia e vërtetë, zëri im është i pafuqishëm, por zëri juaj kumbon; Kandidatura ime nuk është asgjë pa mbështetjen tuaj. Ja postimi i plotë i z. Shaqiri në fb: Të dashur bashkëqytetarë, Banorë të preokupuar për vendin tonë, Ju jeni fuqia e vërtetë, zëri im është i pafuqishëm, por zëri juaj kumbon; Kandidatura ime nuk është asgjë pa mbështetjen tuaj. Ju ftoj sot ta shohim kandidimin tim si kandidim tonin të përbashkët, një ftesë për të patur zërin tuaj në Kuvend, për çështje që duhet të adresohen drejt dhe meritojnë zgjidhje të menjëhershme. Më lejoni të jem një nga Struganët që nuk druhen të flasin kur e kërkon nevoja dhe nuk mendohen dy herë për të vendosur interesat e komunitetit tonë të parat. Le ta shprehim vullnetin tonë të përbashkët nëpërmjet votës, për të ndërtuar Strugën e së ardhmes! Voto