Jonuz Musliu, një jetë luftë për atdhe

Prononsim në dokumentarin me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta! Kushtuar jetës dhe veprës së Liderit të Luginës së Preshevës Jonuz Musliu.

Për Jonuz Musliun, për jetën, për veprimtarinë e tij, për kontributin në çështjen kombëtare, unë kam dëgju para se me u taku fizikisht. Nderkaq personalisht e kam taku pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kam taku në Gjilan. Me Jonuz Musliun angazhimin e parë të përbashket e kemi pas, në Këshillin për Rivarrim të dëshmorëve të Zonës Operative të Karadakut! Jonuzi ka qene anëtar i Këshillit. Unë mendoj që figura e Jonuz Musliut është figurë e madhe e kombit dhe si e tillë ajo sa më shumë që të kalon koha do të rritet në përmasa shumë të mëdha. Kontributi i tij është i madh në çështjen kombëtare. Mendoj që në historinë e popullit shqiptar, do të jetë një nga figurat, që do të radhitet përkrah figurave të mëdha të kombit, që ka kontribuar shumë për luftën, për çlirim nga Serbia pushtuse.

Duke qen përfaqesuesi politik i Ushtrisë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke e mbuluar me dashuri të jashtëzakonshme ndaj luftës për liri, ndaj çështjes së pazgjidhur shqiptare të Luginës së Preshevës, Ai ka përfaqësuar politikanin shqiptar që në mënyrë permanente, vazhdimisht nuk është kursyer për asgjë. Neve shokëve të Kosovës, por edhe te viseve të tjera, padiskutim që kemi ndjerë dhembje, sepse Ai edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, dhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së ashtu siç përfundoi, megjithatë Ai ka qenë politikani që ka qenë në gojë të ujkut, ka qenë në zjarrë, ka qenë në flakë.

Për Të edhe pas përfundimit të luftës, lufta nuk ka përfunduar. Vdekja e hershme e Jonuz Musliut ka qenë, humbje e madhe për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe humbje dhe goditje shumë e rëndë për lëvizjen politike paqedashëse dhe çlirimtare të Luginës së Preshevës. Iu mbetet gjeneratave të ardhshme të Luginës së Preshevës në veçanti dhe popullit shqiptar në përgjithësi që figurën e Jonuz Musliut, ta nderojnë e ta respektojnë, ta mbajnë në piedestalin ku Ai e ka vendosur, me kontributin dhe angazhimin e Tij maksimal dhe të jashtëzakonshëm.

Ismet Sylejmani Gjilan, më 18 Janar 2019