Jonuz Musliu, personalitet i madh i kombit

Fjalim i mbajtur në Akademinë Përkujtimore në Gjilan, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, të Liderit të Luginës së Preshevës Jonuz Musliu

E nderuar familje e Jonuz Musliut! Të dashura familje të deshmorëve! Shokë e bashkëveprimtarë të Jonuzit! Ish të burgosur politik! Ushtarë e komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Ushtarë e komandantë të Ushtrisë për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc! Përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale! I nderuar nënkryetar i Komunës së Gjilanit! I nderuar Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanovcit! Kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik, djali i Jonuzit, Shqiprim Musliu! Po bëhet një vit pa Jonuzin! Vdekja e morri atëherë kur ai më së shumti i duheshte Luginës së Preshevës! Jonuz Musliu, sikur e kemi thënë në të kaluarën, që kur i mbylli sytë përgjithmonë, po dëshmohet se ka qenë një figurë dhe personalitet i madh, vlera e të cilit gjithnjë e më shumë po shkon duke u rritur dhe duke u shpërfaqur. Lugina e Preshevës ka mbetur pa liderin e sajë dhe shpresojmë që fryma e tijë, puna e tijë, ta shoqërojë çdo figurë e çdo udhëheqës të asaj pjese të Atdheut që na ka mbetur jashtë aureolës tonë të kombit. E ardhmja po dëshmon se njerëzit dhe figurat e mëdha sikur Jonuzi, Atdheut i japin edhe atëherë kur zemra nuk ju rrahë më. Përvjetorët për Jonuzin, ky pervjetor i parë po dëshmon se kanë për tu shëndrruar në një uragan ku gjeneratat e reja mësojnë nga bashkëveprimtarët, nga bashkëdrejtuesit që kanë jetuar në kohën e Tijë. Sa më shumë të nderojmë njeriun që edhe pas luftës së Ushtrisë për Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc nuk i kthej krahët nga ajo pjesë e Atdheut, sepse Ai u dëshmua që është birë besnik, që luftën e vazhdon edhe në forma dhe variante e kushte tjera! Serbia pushtuese me Jonuz Musliun udhëheqës të Luginës së Preshevës e ka pasur padyshim më vështirë, por nuk do ta ketë më lehtë edhe sot, sepse Jonuzi po e dëshmon praktika, se ka e do të ketë vazhdues të denjë, të cilët rrugën e Tijë jo vetëm që nuk do ta braktisin, por do ta ecin e do ta ushqejnë me dashuri e besnikri të pafund! Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Jonuzit! Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

Ismet Sylejmani Gjilan, më 20 Janar 2019!