Kamenos: Do të bllokojmë Marrëveshjen e Prespës

Me të gjitha mundësitë që i jep Kushtetuta do të luftoj që qeveria të mos e marrë besimin, sepse kjo ka të bëj me Marrëveshjen e Prespës dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi, brenda dhe jashtë Parlamentit për ta bllokuar ratifikimin e Marrëveshjes, tha lideri i Grekëve të pavarur, Panos Kamenos në një intervistë për televizionin grek Star.

“Kjo qeveri kërkon votim të besimit për Marrëveshjen e Prespës, sipas kësaj kjo qeveri nuk ka besim nga ne. Dhashtë Zoti që Cipras të ndryshojë mendjen, jam munduar shumë rreth kësaj”, sqaroi Kamenos, i cili tha se ata do të bëjnë gjithçka edhe për ta bllokuar Marrëveshjen e Prespës, ndërsa të dielën do të marrin pjesë në protestën e caktuar në Athinë.

Panos Kamenos bën thirrje deri tek kryetari i Demokracisë së Re, për ta pranuar kushtin e tij “të mos ekzistojë asnjë zgjidhje me termin Maqedoni, të mos shitet emri Maqedoni dhe të mos negociohet për marrëveshjen si ajo e Prespës me termin Maqedoni” dhe në këtë rast, Kamenos së bashku me Micotakis do të nënshkruajë iniciativë për votimin e besimit të qeverisë “që të rrëzohet kjo qeveri dhe qeveria e ardhshme ta shpëtojë emrin Maqedoni”.

“Ne themi asnjë përdorim të termit Maqedoni dhe këtë e thotë edhe shumica e popullit grek. Mund tani ta bllokojmë. Që sonte, Kirijakos Micotakis, si lider i Demokracisë së Re le të marrë përgjegjësi dhe unë i premtoj se nesër në mëngjes në Parlament do ta nënshkruajë iniciativë për votimin e mosbesimit”, porositi Kamenos, duke e hedhur topin dhe duke drejtuar akuzua deri tek Demokracia e Re opozitare.

Kamenos i quajti trashëtarë dy deputetët e Grekëve të Pavarur të cilët mbetën në pozitat e tyre ministrore dhe vendosën ta mbështesin qeverinë.

Lideri i Grekëve të Pavarur tha se me Ciprasin, si partnerë të koalicionit, nuk kanë pasur kurrfarë mosmnarrëveshje, derisa nuk ka ardhur tek çështja me emrin.

“Dy herë në këtë rast, nuk e ka mbajtur fjalën. Herën e parë ishte lidhur me fillimin e bisedës për të filluar dialogu me Shkupin për të parë nëse do të ketë ndonjë zgjidhje ku janë obliguar edhe Koxias edhe kryeministri se do të jetë pas zgjedhjeve, se populli grek do të sjell vendim. Hera e dytë ishte kur tha se sërish do të bisedojmë për këtë në muajin mars. Por, nga mesi i dhjetorit unë e kuptova se është përgatitur të vijë marrëveshja”, tha Kamenos në intervistën për TV Star.