Kandidatët presidencialë vazhdojnë fushatën parazgjedhore

Kandidatët presidencialë edhe sot në takime me qytetarët, në tribuna dhe në mitingje do e vazhdojnë fushatën me prezantimin e programeve dhe koncepteve të tyre.

Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova sot do të mbajë mitingje në Tetovë dhe Gostivar.

Karvani i koalicionit “Bashkë përpara!” dhe kandidati presidencial Stevo Pendarovski sot do të ketë takim me qytetarët në Gradsko, Rosoman, Demir Kapi, Negotinë dhe Kavadar. Pendarovski do të marrë pjesë në tribuna qytetare në Shtëpinë e Kulturës “Kërste Petkov Misirkov” në Gradsko , në Shtëpinë e Pensionistëve në Rosoman, në sallën sportive në Demir Kapi dhe në Shtëpinë e Kulturës “Aco Gjorçev” në Negotinë . Ngjarja qendrore është në Kavadar ku në shtëpinë e e kulturës “Ivan Mazov Klime”, do të mbahen tribuna me çrast janë paraparë fjalime të Pendarovskit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Kandidati presidencial Blerim Reka i cili ka përkrahjen e BESË-s dhe Aleancës për Shqiptarët, për sot nuk ka paralajmëruar aktivitete.

Në fushatën e deritanishme midis temave kryesore të kandidatëve ishin qëndrimet për Marrëveshjen e Prespës, problemin me emigrimin e të rinjve, perspektivat për anëtarësim të vendit në NATO dhe në BE, por edhe tema të politikës ditore.

Fushata zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 19 prill pas çka vijon heshtje zgjedhore 24 orëshe para ditës së votimit më 21 prill.