Karvani “Realizo Ëndrrën” i Kryeministrit të parë sot në Gostivar, Çegran, Forinë, dhe Debresh

Sot, kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo ëndrrën tënde” rrugëtimin e tij e vazhdoi në fshatin Çegran, Forinë dhe Debresh të Gostivarit.

Banorët e këtij rajoni në mënyrë të drejtpërdrejtë patën mundësi të bisedojnë me Kandidatin për Kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberin, të marrin përgjigje lidhur me çështjet që i tangojnë ata nga përditshmëria e tyre, sfidat me të cilat ballafaqohen, idetë që ata i kanë për të ardhmen e këtij rajoni.

Mes tjerash Ziberi foli lidhur me zotimet e tij për 100 ditëshin e parë të madatit të tij, rëndësinë e këtij rrugëtimi, duke jua shpalosur qytetarëve idenë për Kryeministër të parë shqiptar, i cili është simbol
i fuqishëm i barazisë, multietnicitetit dhe demokracisë bashkëkohore, i cili gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të gjithë. Ziberi nga banorët e këtij rajoni kërkoi mbështetje për këtë ide jo vetëm nga
banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të bashkësive tjera etnike.