Katrugalos: Marrëveshja e Prespës e theksoi përkushtimin e Greqisë për euro-perspektivën e EJL-së

Për popujt e Ballkanit,  rruga drejt Evropës është rrugë në një drejtim, ndërsa Marrëveshja e Prespës e ka theksuar përkushtimin e Greqisë  për perspektivën evropiane të Evropës Juglindore, thotë mes tjerash ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos në deklaratën me shkrim me rastin e Ditës së Evropës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke thotë se Greqia e promovon “idenë evropiane në dimensionin e vet shoqëror dhe demokratik”.

“Marrëveshja e Prespës përsëri e theksoi përkushtimin e palëkundur të vendit për perspektivën evropiane të Evropës Juglindore, që fqinjësia jonë të bëhet rajon i një bashkëpunimi dhe bashkëjetese të qetë. Për popujt e Ballkanit, rruga drejt Evropës është rrufë në një drejtim. Kjo është rrugë drejt stabilitetit, prosperitetit të shoqërive dhe konsolidim i institucioneve demokratike#, thotë Katrugalos.

Shefi i diplomacisë greke u përqendrua  edhe në zgjedhjet e ardhshme evropiane për t cilat thotë se “paraqesin sfidë ekzistenciale me përmasa historike për Evropën”, sepse ekzistojnë dy qëndrime të ndryshme për të ardhmen.