Këngë për dashurinë studentore nga Malësori

Këngëtari Malësor Prënkoçaj ka lansuar një projekt të ri muzikor të titulluar “Hyjnesha”.

Në emisionin “BonBon” të RTV21, këngëtari ka treguar se kënga ka për temë dashurinë studentore.

Kënga flet për dashurinë në kohën e studimeve, të një studentit të ardhur në Prishtinë nga tokat shqiptare jashtë Kosovës. Studenti dashurohet në një studente të Universitetit të Prishtinës, e cila fatkeqesisht nuk iu bë fati i jetës. Mbas shumë viteve kthehet në Prishtinë, dhe i kujtohet dashuria studentore.

Kënga ka lidhshmëri edhe me simbolin e Prishtinës “Hyjnesha në fron”.

Malësori ka treguar se këngën e ka krijuar Ilir Berani me tekst dhe muzikë, ndërsa orkestrimin e këngës e ka bërë Ardian Kastrati.

Këta janë bashkëpunëtorët e mi të rregullt, unë shumë rrallë i ndërroj, sepse e gjej veten aty më i sigurt”, ka thënë ndër të tjera Malësori në emisionin “BonBon”.