Këngëtari Asim Gashi mesazh për Malësinë: Më 3 Mars, Dedë Gjo Luli me fitore-Video

Këngëtari i mirënjohur në trojet etnike, Asim Gashi, me një mesazh të fuqishëm, fton të gjithë malësorët të dalin në zgjedhje dhe t’i japin fitore Malësisë së Dedë Gjo Lulit, si atëherë kur u ngrit flamuri në Deçiç.

Këngëtari Gashi, më tej thekson se krejt Malësia, më tre Mars, ka emrin nën numrin 5. Ja fjalët e tij:

Krejt Malësia ka një emër, më tre mars të këtij vjeti, Numri pesë na përfaqëson, vëlla me vëlla na përbashkon. Dil o shqipe në shteg mbi Cem, me lajmërue për Malësi të madhe, sërish zgjohet mbi Deçiç, Dedë Gjo Luli me fitore!
Ndërsa në pjesën e parë të mesazhit të Z, Gashi thuhet:
Më tre mars do të ndalet dielli, veç mbi Tuz ka me rrezue, Se shqiptarët kanë lidhë besë, veç për shqipen me votue, Kjo është besë e Malësisë së Madhe, djep i fjalës dhe trimërisë, Të pamposhtun ndër beteja, të lartsuem ndër faqe t’historisë.