Kërcënime në mbledhjen e këshillit të komunës së Gostivarit !

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar përmes një kumtese ka njoftuar opinionin për ecurinë e seancës së fundit të këshillit të komunës së Gostivarit, ku në rend dite ishte miratimi i buxhetit për vitin 2019, transmeton Flaka
“Njoftojmë opinionin që mbledhja u ndërpre për pauzë me kërkesë të Këshiltarëve të ASH-së, dhe nuk u vazhdua për shkak se Këshiltarët e BDI-së u kërcënuan nga aktivistë dhe funksionarë të ASH-së të përkrahur nga Arben Taravari. Njoftojmë se për kërcënimet dhe krimet e Arben Taravarit do të inicohen procedura adekuate në organet kompetente”, thuhet në kumtesë.
Nga atje, gjithashtu njoftojnë opinionin se” Vazhdimi i mbledhjes është thirrur për te Premten në ora 10:00. Do të votojmë buxhetin dhe të gjithë projektet, por nuk do të votojmë për punët kriminele të kësaj strukture, nuk do të votojmë për premtimet e rrejshme për punësime të aktivistëve partiak të Taravarit”.
“Kujtojmë opinionin që plan për punësim ka pasur për vitin 2018 për nëntë të punësuar, ka pasur plan për punësim të mbi 30 punëtorëve në NP Komunalec. Pyesim Taravarin që po të kishte nevojë për punësime atëherë pse nuk i realizoi punësimet në vendet e lira të parapara në planet për punësim”, përfundon kumtesa.
Ndërkohë, rreth akuzave të BDI pritet pritet prononcim nga ana e Kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. FLAKA