Kërçova me përkrahje të plotë për Kryeministrin e parë shqiptar

Zonjusha Ardita Dani, juriste e diplomuar është kryetare e degës së BDI-së në Kërçovë, është krenari e BDI-së dhe Kërçovës. Ajo ka prezantuar përzgjedhjen e drejtimit që ka marrë BDI-ja, për angazhimin e grave dhe të rinjve në krye të kësaj force lidere politike shqiptare.

Në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare, Ardita Dani ka angazhim të shtuar ngase, motivon gratë dhe të rinjtë, të bëhen pjesë e suksesit, pjesë e fitores, pjesë e rrugës së përkushtimit demokratik për avancim të mëtejmë të shqiptarëve në përgjithësi në këtë vend.

Këto zgjedhje nacionale, kanë dëshmuar se gratë dhe të rinjtë, janë më aktiv se kurrë në Kërçovë, ngase, një shembull i mirë, sikur z. Ardita Dani, e cila zhvillon fushatë gjithëpërfshirëse, duke vizituar dhe mobilizuar qytetarët pa dallim, duke ua shpjeguar pikat e platformës politike për mandatin e ardhshëm qeverisës 2020-2024, ka krijuar edhe besim se BDI, fitoren do ta ketë më të madhe se deri sot.

Grupi i këshilltare të BDI-së në Kuvendin Komunal të Kërçovës, ka dëshmuar unitet dhe prezantim të interesit qytetar, duke çuar përpara kërkesat, mundësitë dhe nevojat e qytetarëve nëpërmjet Asamblesë komunale të Kërçovës.

Koha për Kryeministrin e parë shqiptar, është mirëpritur në Kërçovë dhe këtë e konfirmon edhe kryetarja e degës së BDI-së në Kërçovë, Ardita Dani e cila po zhvillon takime elektorale, takime me qytetarët, takime me struktura të partisë, me simpatizantë dhe qytetarë në tërë komunën, ku rikonfirmohet mbështetja e madhe dhe pa rezervë e BDI-së dhe numrit 9, për fitoren e madhe më 15 Korrik.