Kerçovë të gjitha rrugët e kalueshme

Nëpërmjet faqes zyrtare të komunës së Kërçovës, kryetari i komunës, Fatmir Dehari, ka ritransmetuar njoftimin për angazhimin e komunës për pastrimin e borës. Në këtë njoftim, shkruan se “ekipet për pastrimin e rrugëve vazhdimisht janë në terren duke pastruar rrugët me qëllim që të mundësojnë hapjen e tyre nga bora”.

Në njoftim e shërbimit për komunikim, bëhet apel te qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë me veturat e tyre, si dhe për shoferët të posedojnë pajisje dimërore dhe gjatë parkimit të kenë parasysh mos pengojnë makinat e pastrimit të borës”.

Ja njoftimi i publikuar në profilin e Kryetarit Fatmir Dehari:

“Njoftim
Reshjet e fundit të borës që bien pandërprerë paraqesin pengesa në qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve. Ekipet për pastrimin e rrugëve vazhdimisht janë në terren duke pastruar rrugët me qëllim që të mundësojnë hapjen e tyre nga bora.
Apelojmë te qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë me veturat e tyre, për shkak se pamundësojnë lëvizjen e lirë të mjeteve të pastrimit.
I lusim shoferët të posedojnë pajisje dimërore dhe gjatë parkimit të kenë parasysh mos pengojnë makinat e pastrimit të borës.
Gjithashtu, Ju informojmë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me banorët e të gjitha fshatrave për të ndjekur më afër gjendjen e krijuar nga reshjet intensive të borës. Operatorët e angazhuar nga Komuna e Kërçovës me kapacitet të plotë pastrojnë rrugët nga dëbora për të krijuar qarkullim pa pengesa të mjeteve motorike.
Për çdo informacion shtesë, do t’u njoftojmë në kohë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
Me respekt.
Komuna e Kërçovës
Shërbimi për informim”