Kështu duket Beogradi teksa Putin ka arritur në Serbi

Garda e Nderit dhe ushtria serbe ka marrë pjesë në ceremoninë e pritjes së presidentit rus Vladimir Putin i cili ka arritur në Beograd. Aeroplani presidencial i Putinit ka arritur në orën 13:5 në aeroportin e Beogradit, Nikola Tesla. Një orë më herët, një aeroplan përcjellës presidencial ka ateruar në Beograd. Sipas fotografive të publikuara, në Beograd shihet një siguri e lartë për shkak të kësaj vizite.