Këtë javë, në proces zgjedhor të nëndegëve të PDK-së, mbi 7.000 pjesëmarrës

Këtë javë, në proces zgjedhor të nëndegëve të PDK-së, mbi 7.000 pjesëmarrës

Agjenda për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës, nëpër nëndegë, po zbatohet sipas planit. Kjo javë, ishte intensive për Grupin punues dhe Komisionin zgjedhore të ngarkuar me zgjedhje në nëndegët e PDK-së, ngase, këtë javë u zhvilluan mbi 45 procese zgjedhore, nga dolën edhe Kryetarët dhe delegatët që do të përfaqësojnë nëndegët.

Procese zgjedhore u zhvilluan në nëndegët si vijon: Buçë, Bellobrad, Brezne, Mitrovicë e veriut- Lagja e boshnjakëve, Kaçanik 1, Samadrexhë, Viti- Nëndega lll, Podujeva- Qyteti 2, Nëndega 3, Medvec-Lipjan, Kaçaniku 2, Bob, Tullar dhe Koloni në Novobërdë, Shtedim-Podujevë, Smallushë-Lipjan, Gadime e Epërme, Vushtrri, Sopanicë, Gjinoc, Prapaqan, Kashicë, Caparc, Grabovc-Kastriot, Shajne, Gelancë, Lagja “Bajram Curri”-Prizren, Has, Elezaj-Kaçanik, Kapre-Dragash, Rufc i Vjetër-Lipjan, Doganaj, nëndega “Xhevdet Doda”-Prizren, Pllavë, Llugë, Qyteti 4, nëndega 1-Podujevë, Saradran-Istog.

Deri më tani, janë realizuar mbi 150 tubime zgjedhore në nëndegët e PDK-së, me mbi 7.000 pjesëmarrës, nga dolën me votën e delegatëve, organet e nëndegëve si dhe delegatët për nivelin lokal dhe qendror.

Komisioni zgjedhor i PDK-së, ka evidentuar tërë procesin zgjedhor në nëndegë si dhe ka konfirmuar rezultatet e dala nga votimi. Procesi, në të gjitha nëndegët, është vlerësuar i rregullt dhe i zhvilluar me interesim dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme, duke përfunduar me sukses të plotë.

Procesi zgjedhor është gjithëpërfshirës dhe ka ofruar brenda strukturave profesionist dhe veprimtar të shquar nga rrethet nga vijnë.

Të përzgjedhurit me votë, mjek, profesor, inxhinierë, intelektual dhe personalitete të dëshmuara me kontribut për interesin nacional, nga nëndegët e ndryshme të vendit, janë zotuar se do të përcjellin mesazhin dhe interesin e qytetarëve të nëndegëve në nivel lokal dhe qendror, duke qenë të bindur se Dekada e Re dhe lideri Kadri Veseli, me platformën e vet, është rruga më e mirë për vendin dhe të gjithë qytetarët, me vizionin për zhvillim dhe integrim.