Kimete Haxhimurati-Gashi dhe “Tiara Fashion” veshin me art dhe madhështi yjet e estradës

Ajo bënë art, mrekulli, nxjerr në pah madhështinë e të punuarit me dorë. Puna e zonjes Kimete Haxhimurati-Gashi, pronare e “Tiara Fashion” në Prizren dhe Rahovec, është madhështore.

Me një përvojë mbi 35 vieçare në punimet me dorë të veshjeve moderne të kombinuara me tradicionale, Kimete Haxhimurati-Gashi, mbetet numër një.

Siç kuptojmë, zonja Kimete dhe “Tiara Fashion” punojnë kryesisht sipas kërkesave të klienteve dhe e veçanta është se të gjjtha punimet janë unike, me laramani ngjyrash e modelesh, ku dominon arti i vërtet, realizuar nga puna e më shumë se 50 bashkëpunëtoreve të “Tiara Fashion”.

Në kostumet e “Tiara Fashion” mbizotëron arti, finesa, detajet dhe unikaliteti.

Këngëtaret dhe artistet e skënës sonë, zgjedhin gjithmonë punimet e Kimete Haxhimurati-Gashi për tu prezantuar para publikut dhe shkëlqimi është i garantuar.

 Emra yjesh si ai i Shkurte Fejzes, Gresa Behlulit, Violetë Kukak, Shqipe Abazi, Ryva Kajtazi,Vjollca Buqaj,Ganimete Jashanica, Mihrije Prapashtica, Violetë Kajtazi, Miranda Hashani,Vjollca Haxhiu, Lindita Kryeziu,Ylmize Tafallari, e shumë e shumë këngëtare të tjera .

Zonja Kimete, për revisten “Kosovarja”, thotë:
“Kërkesat e tyre dhe kënaqësia që ndjejnë duke prezantuar kulturën tonë përmes veshjeve tradicionale në punën artistike, si dhe dëshirat e nuseve të reja të kenë në garderobën e tyre veshjet që ne i punojmë na motivojnë të mos ndalemi dhe me shumë përkushtim ti çasemi punës duke plotësuar dëshirat dhe kërkesat e tyre”.