Kjo është Lola e hitit Super girl

Një këngë e bukur dhe me mjaft ritëm vjen nga një bukuroshe e vogël e cila ëndërrat i ka të mëdha sepse sapo është futur rrugës së muzikës.

Lola ka realizuar projektin e saj të ri të cilin e ka titulluar ‘Super girl’, tekstin e të cilës e ka shkruar vet ajo kurse për muzikën është kujdesur Nurteel derisa videoklipin e ka punuar Pictures Executive.

Si producent ekzekutiv i projektit është Labinot Nuraj, derisa këngëtarja vjen me një performancë të shkëlqyer si një yll i ri i muzikës shqiptare.