KLV-ja NDAN – Outreach Seminari i parë “Risi në Ligjin mbi ndërmarrje të shoqërive aksionare,,

Komisioni i letrave me vlerë i RM-së si rregullator i tregut të kapitalit, mirëpo edhe si organ i cili ka mision strategjik për të mundësuar dhe krijuar njohuri dhe përvoja, vendosi që të oganizojë një Seri të Seminareve nën moton – KLV-ja NDAN.

,,Risitë në Ligjin mbi ndërmarrjen e shoqërive aksionare” ishte tema e Seminarit Outreach të parë, në të cilin fjalim të hapjes kishte Komisionari Lile Delixhakova, ndërsa pjesë morën pjesëmarrësit e autorizuar në tregun e letrave me vlerë.

Qëllimi është që përmes komunikimit dhe koordinimit të hapur ndërmjet rregullatorit dhe pjesëmarrësve të autorizuar në tregun e letrave me vlerë, të ndikohet në mënyrë proaktive dhe secili të përmbush rolin që ka në treg, dhe njëkohësisht përmes ndarjes së përvojave, qëndrimeve dhe ideve të nxitet debat më i gjerë publik për çështje në lidhje me tregun e kapitalit.

Me këtë seminar që u mbajt më 28 janar 2019, startoi seriali përmes të cilit Komisioni e afron dhe shpjegon Programin Outreach të vetin, dhe në të cilat në të ardhmen krahas pjesëmarrësve të tregut të kapitalit, do të jenë të ftuar edhe investues, komuniteti afarist e të tjerë.

Ky aktivitet është i paraparë në Outreach Programin për harmonizim rregullator dhe zhvillim të tregut të letrave me vlerë dhe pritet të kuptohet si përpjekje shtesë  e KLV-së që të parandalojë, në vend se të zbulojë dhe sanksionojë.

KLV-ja beson që seminaret KLV-ja NDAN, e me atë edhe debati i përbashkët dhe konsultimi i gjerë janë në favor të partneritetit, kuptohet brenda kornizës të sjelljes ligjërisht të lejuar dhe në drejtim të prosperitetit të tregut të letrave me vlerë.