Komiteti i OECD në Paris diskuton mbi çështjet fiskale, zëvendësministrja Elezi elaboron masat e ndërmara nga Maqedonia e Veriut!

Hapja e konferencës së organizuar në Paris nga OECD sot është bërë nga Sekretari gjeneral i OECD z. Angel Gurria. Gjatë takimit në BEPS – Komiteti OECD ka diskutuar mbi të çështjet fiskale ndërkohë Maqedonia e Veriut është vend delegat dhe përfaqësohet nga zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi.

Ndihma administrative për tatimet, ndryshimet me protokollin e vitit 2010 që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nënshkruar gjatë vitit 2018 për bashkëpunim tatimor me vendet nënshkruese me qëllim luftën kundër evazionit fiskal dhe mospagesës së tatimit sot do të jenë gjithashtu pjesë e debatit dhe diskutimeve në konferencë ku zëvendësministrja e financave Shiret Elezi ka elaboruar të gjitha ndryshimet ligjore dhe masat e ndërmara nga ana e institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aplikohen ndaj mospagesës së tatimit, evazionin fiskal, financimin kundër terorizmit etj. Të pranishëm në konferencë ishin dhe Bruno Le Maire ministër i financave të Francës, Hans Christian Holte kreu i FTA si dhe shumë përfaqësues nga organizatat e ndryshme financiare të botës përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtarë.

“BEPS (Base eriosion and profit shifting) ka të bëj me strategjinë dhe planifikimin tatimor ku shfrytëzohen zbrastirat në rregullat tatimore që automatikisht hedhin fitimin në vendet me tatim të ulët ose ku nuk praktikohet tatimi, ku ka aktivitet shumë të ulët ekonomik e që rezulton me pagesë të tatimit në nivel të ulët. Me qëllim që fitimi të tatimohet në vendet ku kryhen aktivitetet ekonomike nga ana e 60 vendeve përfshirë dhe G20, vendet anëtare të OECD si dhe më shumë se 10 vende në zhvillim është formuar pakoja e masave BEPS. Është pako e masave prej 15 të tilla në kuadër të të cilave vendosen aktivitetet që të ndihmojnë vendet në mundësinë e ikjes nga pagesa e tatimit. Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive merr pjesë në implementimin e kësaj pakoje me masa, pasiqë janë marë masa aktive në implementimin e Masës së 5 – Luftë më efektive kundër praktikave tatimore, duke marrë parasysh transparencën, Masa 6 – Parandalimi i ndarjes së marrëveshjeve në rrethana të paqarta, Masa 13 – Udhëzimi për dokumentim të transfereve dhe njoftim i vendeve si dhe Masa 14 – Mundësia e mekanizmit më efikas në zgjidhjen e konteksteve. Në këtë takim janë diskutuar rezultatet e Forumit të administrimit të tatimeve si dhe azhurimi i pakos së masave BEPS si dhe informacionet më të fundit në raport me Instrumentet multilateral për modifikim të marrëveshjeve bilaterale tatimore, Masa 6, 11 dhe 13”, është shprehur kështu zëvendësministrja Elezi.