Kompania e gruas së ministrit Makraduli ka marrë nëntë tenderë, ai nuk sheh asgjë kundërthënëse

Kompania ku një nga pronarët është Maja Trendafilova Makraduli, gruaja e zëvendës ministrit Jani Makraduli ka marrë nëntë tenderët me vlerë rreth 90 mijë euro në periudhën derisa ai është funksionar në Ministrinë e mjedisit, shkruan NovaTv, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë kompaninë “Open Mind Solutions” ku Trendafilova posedon 25% të aksioneve.

Sipas të dhënave nga Byroja e prokurimeve publike, tenderët janë lidhur me disa agjenci shtetërore dhe ndërmarrje publike dhe kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e softuerit për shërbime kontabël dhe financa.

Zëvendës ministri Makraduli nuk sheh asgjë kundërthënëse.
Ai pohon se kompania ka marrë tenderë edhe më herët, kur ai nuk ka qenë në funksion, ndërsa Ministria e ekologjisë, thotë ai, nuk ka lidhje me kompaninë ku gruaja e tij ka aksione.

“Open Mind Solutions” ka marrë tender edhe nga Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane. Prej atje vjen reagimi.

“Nënshkrimi i kontratës me” Open Mind Solutions SHPKNJP-Shkup” është në përputhje me ligjin për prokurime publike, sepse ajo kompani e gëzon të drejtën e autorit, njëkohësisht duam t’ju informojmë se kontrata e parë me këtë person juridik është lidhur në vitin 2009” njoftuan nga Agjencia kombëtare për programet arsimore evropiane dhe mobilitet.

Kompania, ku gruaja e Makradulit posedon aksione, tenderët më të paguar i merr nga ndërmarrja shtetërore për rrugët, ku “Opend Mind Solutions” për dy vite e mirëmban softuerët.

Vallë ka konflikt të interesit duhet të thonë nga Komisioni anti-korrupsion, i cili është duke i pritur anëtarët e rinj, të cilët duhet të ndjekin pastrimin e parave.