Komuna e Tetovës me apel për qytetarët: Nga ora 23 deri në 6 të mëngjesit vazhdon pastrimi

1Komuna e Tetovës ka aktivizuar gjithë kapacitet e mundëshme për të bërë sa më të lehtë lëvizjen e qytetarëve edhe përkundër rreshjeve të dendura të borës që vazhdojnë të bien në një pjesë të madhe të vendit. Megjithatë, këto reshje nuk e kanë penguar komunën për të vazhduar punën me të gjithë forcat duke bërë që gjithë vendbanimet në teritorin e kësaj komune të mos jenë të bllokuar nga bora dhe rrugët të jenë të pastra dhe të lëvizshme. Kështu, aksioni për pastrim që ka nisur nga disa ditë më parë e që vazhdon me intensitet të plotë do të vazhdojë edhe sot gjithë ditën e deri në orët e hershme të mëngjesit, por që autoritetet komunale kanë dalë me një njoftim ku apelojnë tek qytetarët të lëvizin automjetet e tyre që pastrimi i rrugëve dhe trotoareve të bëhet në mënyrën më të mirë të mundëshme.

INFORMIM

Informohen qytetarët se shërbimet e angazhuara nga Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin e Punëve të brendshme në Tetovë, nga ora 23:00 deri në 6:00 do të bëjnë pastrimin e vend parkimeve në bulevardet kryesore dhe rrugët e zonës B që mbulon parkimi zonal. Lusim qytetarët të largojnë veturat nga zonat e lartëpërmendura