Komunikacioni në Maqedoni, vendosen ndalesa në disa rrugë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura, ndërsa në disa vende ka edhe mbetje të borës.

Ndalesë për makina të rënda është vendosur në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, prej orës 07:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reshje të dobëta të borës ka në pjesët malore Strazhë, Pletvar, Kodër të Diellit dhe në Dellçevë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyjre dhe dalje nga shteti.