Komuniteti shqiptarë në SHBA, para Konsullatës së Maqedonisë së veriut, kërkuan lirimin e vëllezërve për rastin “Kumanova”

Komuniteti shqiptarë në SHBA,ka ndërmarrë një aktivitet para Konsullatës së Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Çikago.

Shqiptarët, të bashkuar si çdo herë, kanë protestuar për lirimin e të burgosurve në “Rastin e Kumanovës”, duke e vlerësuar si të padrejtë dhe i orientuar kundër shqiptarëve, me vendime dhe gjykim të montuar. Komuniteti shqiptar, me këtë demonstratë, kërkoi lirimin e të burgosurve për pjesëmarrje në konfliktin që ndodhi para katër viteve në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë.

Pjesmarës në këtë protestë ishte dhe kryetari i shoqatës Malësia e Madhe në Michigan,Ruzhdi Gjokaj dhe shum atdhetarë të tjerë.

Shqiptarët para Konsullatës, kanë hedhur parulla të ngjashme, me ato që u bënë edhe në Kosovë, në sheshet e shumë qyteteve duke e kundërshtuar vendimin e gjyqit të Maqedonisë, me akuza politike, kundër shqiptare.

Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i dënoi Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.

Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Iseni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi. Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite burg, Ragmi Latifit.

Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat.

Askush deri më tash nuk ka denoncuar as nuk është dënuar për vrasjen e Beg Rizajt, Mirsad Ndrecajt, por edhe disa pjesëtarëve të grupit, pas arrestimit.

Manifestimi i tillë, për lirimin e të burgosurve, u mbajtën këtë javë edhe në Prishtinë, Pejë, Gjilan dhe Lipjan.