Konfiskohen rreth 515 kilogram lëndë narkotike nga policia e Maqedonisë

Rreth 515 kilogramë marihuanë u konfiskuan në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” nga kamioni me targa të Shkupit.

“Reparti i policisë së kriminalistikës dhe Reparti i hetimit të krimit të organizuar në koordinim me Prokurorinë Publike për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsioni dje në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë”, në dalje nga Republika e Maqedonisë, konfiskoi rreth 515 kilogram marihuanë, ndërsa nga liria është privuar një person. Marihuana e transportuar është dashur të transportohet në Turqi, ndërsa vlera e saj vlerësohet mbi një milion euro”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencën e sotme për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Angellovski sqaroi së në vendkalimin kufitar “Bogordoricë” në dalje nga Republika e Maqedonisë është kryer kontroll i kamioni “Man” me tabela të Shkupit, në pronësi të një personi juridik, dhe drejtuar nga Z.A (46) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të kryer janë gjetur 181 paketime me marihuanë, ndërsa personi Z.A është arrestuar.