Konsulli Lladrovci në takimin e Haradinajt dhe Zv. presidentit të Parlamentit Evropian, Wieland

Me rastin e vizitës së Zëvendës Presidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, në Qeverinë e Republikës së Kosovës ku u prit nga Kryeministri Ramush Haradinaj, ishte i pranishëm edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Baden Wyrtemberg, prej nga vjen edhe Z. Wieland.

Me këtë rast, në rrjetin social, Z. Imer Lladrovci, ka shkruar se “Gjermania dhe politika largpamëse gjermane, në historinë e re të Kosovës, do të cilësohet si politikë e përkrahjes pa rezervë për synimet e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

Ja postimi i Z. Lladrovci në rrjetin social:

“Sonte, pata nderin të marrë pjesë në takimin e Zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj. Gjermania dhe politika largpamëse gjermane, në historinë e re të Kosovës, do të cilësohet si politikë e përkrahjes pa rezervë për synimet e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Mirë se erdhe në Kosovë Z. Wieland!”