Konsulli Lladrovci pret në takim Ipeshkvin e Kosovës

Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovci, priti në takim, Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin me të cilin u dakorduan që institucionet e Kosovës në Baden-Wyrtemberg, ato politike, kulturore, sportive e fetare, të jenë unik për të prezantuar në dritën më të mirë Republikën e Kosovës dhe qytetarët tanë.

Ja postimi i plotë i Konsullit Lladrovci:

“Datë 08.01.2019. Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart e vizitoi Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës dhe Don Albert Krista, udhëheqës i Misionit katolik shqiptar në Gjermani, me seli në Stuttgart.
Ipeshkvi shprehu falënderim për mikpritje të ngrohtë dhe të sinqertë, por njëherësh e falënderova për vizitën duke e vlerësuar si tejet të vlefshme.
Po ashtu, me Ipeshkvin Gjergji u pajtuam që të gjitha institucionet tona në Baden-Wyrtemberg, politike, kulturore, sportive e fetare, duhet të jenë unik për të prezantuar në dritën më të mirë Republikën e Kosovës dhe qytetarët tanë.”