Kreshnik Bekteshi: 6000 denar për punonjësit e sektorit të turizmit

Ministri i Ekonomisë së RMV, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur lajmin e mirë për sektorin e turizmit, për përkrahjen e punonjësve me 6.000 denar në sektorin e goditur shumë nga pandemia, turizmin, njëherësh, ai ka promovuar turizmin vendor.

z. Bekteshi ka bërë të ditur se përveç akomodimit me vauçerë, agjencitë e udhëtimit mund të ofrojnë edhe transport dhe shëtitje me një udhëzues turistik, duke bërë të ditur se janë përkrahur 8400 vauçerë, përdorim që është i mundur deri më 15 dhjetor 2020.

Ja postimi i plotë i z. Bekteshi:

Ne i plotësojmë kërkesat e sektorit të turizmit.
Ministria e Ekonomisë u mundësoi të gjitha agjencive të licencuara të udhëtimit që duan të punojnë me vauçerët e turizmit që të mund të regjistrohen në platformën Pushime në vend (në linkun vijues: https://domasiedoma.gov.mk/register-form/) deri më 10 gusht 2020.
Në atë mënyrë, qytetarët që kanë marrë vauçerë turizmi, përveç kapaciteteve të akomodimit, do të jenë në gjendje t’i përdorin ato edhe përmes agjencive të udhëtimit që do të regjistrohen në platformë.
Përveç akomodimit me vauçerë, agjensitë e udhëtimit mund të ofrojnë edhe transport dhe shëtitje me një udhëzues turistik.
Në 20 ditët nga fillimi i masës së vauçerit për turizmin vendas, janë përdorur gjithsej vauçerë deri më sot.
Qytetarët do të mund të përdorin vauçerat deri më dhjetor 2020.