Kreshnik Bekteshi energji e pashterur e misionit fitues!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot, gjatë fushatës elektorale, ka theksuar se BDI angazhohet fuqishëm për faktorizimin e denjë të shqiptarëve, faktorizim i cili buron nga e drejta elementare kushtetuese, për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur, për të qenë i barabartë, gjë që ka mbetur edhe një pozitë shtetërore e pa testuar, vendi i Kryeministrit shqiptar.

Z. Kreshnik Bekteshi, ka cekur se shqiptarët kanë arritur pjekuri dhe integritet politik, duke parashtruar dhe duke zgjidhur çështje me rëndësi për shqiptarët, duke u bërë faktor vendimtar dhe pjesë e zgjidhjeve fatlume të rrugës integruese euro-atlantike.

Një nga faktorët më të rëndësishëm për shqiptarët, është qëndrueshmëria ekonomike e tyre, duke pasur vizion për zhvillimin ekonomik dhe platformë të qartë, duke aktualizuar, prioretizuar dhe funksionalizuar kapacitetin ekonomik të shqiptarëve, me lehtësira e qasje të favorizuara në tërë ekonominë.

Z. Bekteshi, ka vlerësuar se BDI dhe liderët e saj, Ali Ahmeti dhe ekipi fitues, ka dëshmuar se populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka energji të pashtershme, në misionin e saj fitues, sepse përfaqësimi i denjë dhe i drejtë, e bën vazhdimisht BDI-në me mision fitues.

Ja shkrimi i z. Bekteshi, rreth qëllimeve të BDI-së në fb:

Faktorizimi i denjë i shqiptarëve
Pjekuri dhe integritet politik
Përmbushje e vizionit dhe objektivit për qëndrueshmëri ekonomike
Energji e pashterur e misionit fitues!