Kreshnik Bekteshi: Kërçova ime, gëzuar spitali!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i është gëzuar pa masë ndërtimit të spitalit të Kërçovës. Ai këtë gëzim e ka manifestuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ku ka shkruar:
“Urime Kërçova ime! Realizojmë premtimet”.

Spitali i Kërçovës ishte nevojë e domosdoshme e qytetarëve të këtij qyteti dhe më gjerë, kur dihet rritja e nevojave me rritjen e banorëve si dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, sa më afër qytetarëve.

Përgëzimeve të Ministrit Bekteshi, i janë bashkuar edhe qytetarët e shumtë të cilët i pyetem rreth këtij vendimi meritor. Kërçova meriton shërbime cilësore, konform të arriturave dhe avancimeve thelbësore në këtë pjesë të Maqedonisë së Veriut, në vitet e fundit, me fuqizimin e faktorit politik shqiptar, në veçanti të realizimit të premtimeve të partisë lidere ndër shqiptarë, BDI-së.