Kreshnik Bekteshi, mesazh Mukit: Sërish do të demantohesh nga bashkëpartiakët Tuaj!

Sa afron afati për fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet e 12 Prillit, supozimet për qeverisje, dalldisin oponentët e ndryshëm politik, si Mukin e mirënjohur.

Muki, me talentin e vet fallxhor, jep parashikime se BDI do të shkoj në opozitë. Fjalë, që nuk është hera e parë që i thotë, por rezultatet e kanë demantuar. Edhe kësaj here, thekson Kreshnik Bekteshi, Muki do t’i hap punë bashkëpartiakëve, duke e demantuar atë.

Qeverisja e nivelit qendror, e obligon secilin subjekt fitues nga partitë maqedonase, të marrë në bashkëqeverisje, partinë me më së shumti vota nga partitë shqiptare, për këto 20 vite, BDI ishte parti lider ndër shqiptar, ashtu edhe do të mbetet.

LSDM apo VMRO, për partitë shqiptare nuk ka rëndësi, qeveria e re, do të ngritët mbi bashkëpunimin e detyrueshëm me partinë shqiptare, fituese të zgjedhjeve. Fituese, dihet, deri tash dhe në të ardhmen, BDI mbron, promovon dhe zgjidh sfidat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, askush tjetër.

Përgjigja e z. Bekteshi ishte sa e shkurtër, aq lakonike dhe meritore për Mukin.

Ja postimi i z. Kreshnik Bekteshi në fb:

12 Prilli po afrohet…
#muki u ka hap pune bashkepartiakeve te vet, duhet me e DEMANTU perseri 🙂