Kreshnik Bekteshi: Së bashku arrijmë yjet!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot ka dhënë një lajm të madh për procesin integrues, sa i takon dikasterit qeveritar që ai udhëheq.
Z. Bekteshi, ka shkruar se 7 kapitujt e planifikuar të obligueshëm për t’u përmbushur, në afat të shkurtër është arritur sukses i madh. Këto kushte nga kapitujt për ekonominë, do të jenë ndihmesë për komunitetin e biznesit, por edhe ekonominë në përgjithësi.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi në rrjetin social:

“TOGETHER TO THE STARS ⭐️⭐️⭐️
Nga 7️⃣ kapituj ku Ministria e Ekonomisë ka obligime për të përmbushur, në afat shumë të shkurt është arrit sukses shumë i madh falë punës të ekipit në Ministrinê e Ekonomisë!
#PROUD with the Ministry of Economy and my team
#vazhdojmë të krijojm kushte sa më të mira për komunitetin e biznesit dhe ekonominë ne pergjithësi!
#2vjet përplot reforma! #EU #readytostartthenegotiations#secretariatofEuropeanAffairs
#MinistryofEconomy”