Kreshnik Bekteshi:Deri 500 vende të reja pune për Pollogun

Lajmin e madh për kontratën e shtetit me Kompaninë Franc Kiel, me vlerë 3.5 milion euro, e bëri vet Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka potencuar se sot, Kompania gjermane Franc Kiel do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se në këtë fabrikë do të hapen 300 deri në 500 vende të reja pune në rajonin e Pollogut.

Ja postimi i plotë i z. Bekteshi:

Kompania gjermane Franc Kiel do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë.
Në këtë fabrikë do të hapen 300 deri në 500 vende të reja pune në rajonin e Pollogut.
Qeveria gjatë ditës së sotme dha dritë jeshile për nënshkrimin e qirasë afatgjatë të tokës ndërtimore me Kiel NMK për një periudhë prej 20 viteve.
Urime!