Kriza në Venezuelë, SHBA-ja do tu kundërpërgjigjet kërcënimeve

SHBA-ja ka paralajmëruar Venezuelën se do t’i kundërpërgjigjet çdo kërcënimi ndaj diplomatëve amerikanë ose udhëheqësit të opozitës Juan Guaido.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, tha se çdo “kërcënim” i tillë do të ishte “një sulm i rëndë për sundimin e ligjit”.

Paralajmërimi i tij vjen disa ditë pasi SHBA-të dhe më shumë se 20 vende të tjera e njohën Guaidon si president të përkohshëm.

Ndërkohë, Guaido ka bërë thirrje për protesta anti-qeveritare të mërkurën dhe të shtunën.

Kriza politike në Venezuelë tani duket se ka arritur pikën e vlimit, pas përpjekjeve në rritje të opozitës për të larguar Maduron.