Kryebashkiakja e Ramës bën batutën e pazakontë: Po i çojmë në hotele me 5 yje…

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka shokuar me deklaratën e fundit në lidhje me akomodimin e banorëve të prekur nga tërmeti.

Duke u referuar banorëve të prekur nga tërmeti dhe detyrimin që ka shteti shqiptar për t’u ardhur në ndihmë dhe për ti akomoduar ata, Sako ka bërë një batutë aspas të zakontë.

Duke folur për ABC Neës, ajo ka thënë se qytetarët po akomodohen në hotele me pesë yje, që në kushte normale nuk do t’i paguanin dot as për pushime.

“Ata që nuk janë sistemuar do të thotë që, zotëria, sot jemi në ditën e katërt nuk ka pasur nevojë për t’u sistemuar. Sot kemi evidentimin e saktë të pjesës së qytetarëve që realisht nuk kanë ku të banojnë.

Akomodimi është i organizuar dhe siguruar për të gjithë. Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira, janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime”, u shpreh Sako.