Kryeministri shqiptar, Mexhiti: Pyeteni Grubin, ai duhet të tregoj

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti deklaroi sot se ai dhe grupi i tij parlamentar do ta mbështesin propozimin që Naser Ziberi të emërohet Avokat i Popullit, duke u shprehur se Ziberi me shumë profesionalizëm do ta kryej këtë funksion. Megjithatë i pyetur se çfarë do të ndodhë me kryeministrin e parë shqiptarë që duhet të emërohet në 100 ditët e fundit të Qeverisë, Mexhiti me përgjigje. “Duhet të tregoj Artan Grubi nëse Naser Ziberi do të jetë apo jo kryeministri i parë shqiptarë në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie”, tha Mexhiti