Kryetari Dehari, nuk ndalet, prezanton shumë projekte të realizuara

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka prezantuar projektet e shumta, të cilat janë realizuar, të cilat thotë ai se janë projekte të realizuara për fjalën e dhënë dhe detyrimeve të tij ndaj qytetarëve.

Kryetari Dehari pas projekteve në lagjen e qytetit “Pashinë e Epërme”, rruga dhe sheshi “Fitim Kadriu” dhe punimeve në shkollën “Milto Gurra” në Cërvicë, duke paralajmëruar sanimin e rrugëve në Zajaz.

Postimi i plotë i kryetarit Dehari:

Dhe tani pas përfundimit të punimeve në lagjen e qytetit Pashinë e Epërme, kanalet kulluese, rrugët dhe sheshi në rrugën “ Fitim Kadriu “, duken kështu!
Mundësi për parkim dhe për çdo aktivitet tjetër!
Ndërkohë, mbretresha e dijes SHF “ Milto Gurrra “ në Cërvicë, po vjen me pamje krenarie!
Dhe nesër na prit Zajaz, me ndërtim dhe sanim rrugësh!
Nuk ndalemi me kaq!
Jo për zgjedhjet e ardhshme, por për fjalën e dhënë dhe detyrimeve ndaj jush!
Ju duam vetëm me punë!