Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Memeti pjesë e programit ‘Smart school, smart generation’ në Stamboll

Nga data 03-09 shkurt në metropolin e Republikës së Turqisë, Stamboll kisha nderin që të jem pjesë e programit me temë “Smart school, smart generation” e cili realizohet në kuadër të programit erasmus+ .

Përveç përfaqësuesve nga shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade” nga Qyteti ynë,në përbërje prej: prof.Arben Vila, Refik Sejrani dhe Burim Ajdini pjesë e këtij projekti janë edhe profesor përfaqësues të shkollave të mesme profesionale nga Anglia🇬🇧,Polonia🇵🇱,Italia🇮🇹 dhe Turqia🇹🇷.

Në ndërkohë përveç që vizituam shkollën e mesme profesionale “Suat Terimer Anadolu Lisesi” vizituam edhe dy universitetet “Kadir Haas” dhe “Tc Marmara Universitesi” . Ku për së afërmi na njoftuan me formën e organizimit arsimor në këto institucione, pata gjithashtu mundësin që të takohem edhe me shumë figura të larta arsimore ,njëri nga ata ishte edhe takimi me dr.Abdülaziz Yeniol ,përgjegjës për arsim në Komunën e Bayram Pashës.

Gjatë kohës së lirë vizituam edhe vendet e vjetra arkeologjike që na ofron metropoli i Stambollit i cili shtrihet në dy kontinente dhe të cilës i takojn epokës së tre perandorive .

Takimet e rradhës do jenë në Poloni, Tetovë (RMV), Itali dhe do përfundojë në vitin 2020 në Angli.

Gepostet von Bekim Memeti am Samstag, 9. Februar 2019