Kryetari i KLV, Mr.Sc. Nora Aliti mori pjesë në Seancën e tretë të Këshillit për zhvillime e tregut të kapitalit

Kryetari i Komisionit të letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Mr.Sc. Nora Aliti sot, më 14 Mars 2019, në Ministrinë e financave, mori pjesë në Seancën e tretë të Këshillit për zhvillime e tregut të kapitalit, në të cilën u diskutua për çështjet në lidhje me tregun e letrave me vlerë. Me Këshillin kryeson Ministri i financave Dragan Tevdovski, ndërsa në të janë anëtarë edhe Guvernatori i BPRMV-së, ministrat e punës dhe politikës sociale dhe të ekonomisë, njerëzit e parë të Agjencisë për Mbikqyrje të Sigurimeve, Agjencisë për supervizion të sigurimit të kapitalit (MAPAS), të Bursës së Maqedonisë, Depozitarit qendror, kryetarët e grupacioneve për bankim dhe letra me vlerë pranë OEM-së dhe drejtorët e fondeve private pensionale.  Qëllimi kryesor i Këshillit është avancimi i tregut të kapitalit që në anën tjetër do ndikojë në mënyrë pozitive në vendimet e investuesve potencial vendas dhe të huaj për të investuar në ekonominë vendore.