Kryetari i Mitrovicës: Nëse preken kufijtë, do të ketë luftë të paparë

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore nga radhët e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit, Agim Bahtiri ka folur rreth peticionit për bashkimin e Mitrovicës duke theksuar se nëse preken kufijtë e Mitrovicës, atëherë do të ketë luftë.

‘Plani i Serbisë është që të vijë deri te ura e Ibrit, po unë po ju garantoj që nëse preket Mitrovica do të ketë luftë të paparë’, ka deklaruar Bahtiri në akademinë përkujtimore të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë nga forcat serbe.

Mitrovica kohë më parë ka nisur një peticion me të cilin synon që të bëjë bashkimin e dy komunave të Mitrovicës, atë Veriore dhe atë Jugore në një të vetme.