Kryetarja e Haraçinës, Milikije Halimi: Gjatë këtij mandati treguam se punët e mira janë të arritshme

Njëra nga komunat e Shkupit që mund të mburret se në katër vjet sukseset janë të arritshme është komuna e Haraçinës. Gjegjësisht, pas disa vitesh regres dhe problemeve të grumbulluara nga pushtetet e mëparshme lokal, nën qeverisjen e LSDM-së dhe kryetares Milikije Halimi është treguar se me përpjekje të përbashkëta, Qeveria dhe pushtet lokal, dhe mbi të gjitha me qytetarët, arrihet suksesi.

“Me shumë projekte kemi treguar se komuna po urbanizohet dhe zbukurohet, nga çdo sferë e jetës shoqërore, e cila ishte brenda buxhetit të komunës. Në katër vitet e fundit ne jemi përballur me shumë sfida për modernizimin e komunës. Ne kemi zbatuar ambiciozisht dhe me përkushtim projektet e premtuara në të gjitha fushat, dhe ato më komplekse tashmë janë në procesin e fillimit ose zbatimit”, thotë për PRESSonline.mk, Milikije Halimi-kryetare e komunë së Haraçinës.

Ajo, informon se gjatë mandatit të saj investimet kapitale u realizuan në rindërtimin dhe rehabilitimin e shkollave fillore në territorin e komunës së Haraçinës, dhe shton se në vijmë është projekti për ndërtimin e një godine të re moderne për Shkollën Fillore “Gjergj Kastriot -Skënderbeu” në Haraçinë.

“Janë rindërtuar më shumë se 20 rrugë shërbimi. Së shpejti fillon edhe asafaltimi i disa rrugëve në Haraçinë, më pas në Mojanc, Orllanc, Gushin. Përveç projekteve të shumta të realizuara, ne morëm mbështetje të madhe për zhvillimin e Haraçinës edhe nga Qeveria”, theksoi Halimi.

Ne e dimë se ka ende shumë për të bërë, shton Halimi, por gjërat kanë ecur përpara dhe ne do të bëjmë çmos për të siguruar më të mirën për komunën tonë.

Më poshtë nëpërmjet fotografive i sjellim disa nga projektet qe mbajnë vulën e zonjës Halimi: