KSHZ, fillon shqyrtimi i ankesave të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ) po shqyrton 12 ankesat e VMRO-DPMNE-së për rrethin e dytë të zgjedhjeve të 5 majit. 11 ankesa janë për zgjedhjet presidenciale ndërsa 1 është për zgjedhjet lokale, në Komunën e Novosellës. VMRO-DPMNE-ja dje tha se zgjedhjet janë karakterizuar me blerje votash, keqpërdorim dhe parregullsi të shumta.

Ndërkaq nga KSHZ dje për Alsat bën me dije se rivotim mund të ketë vetëm nëse rezultati i vendvotimit ku konstatohet parregullsia ndryshon rezultatin, gjegjësisht fituesin e zgjedhjeve.