Kujt i thotë ‘Pishman’ këngëtari Durim Malaj

Ylli i muzikës së pastër shqipe Durim Malaj ka pak ditë që ka hedhur në qarkullim videoprojektin e tij të ri të cilin e ka titulluar ‘Pishman’, një këngë e mrekullueshme e cila është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku shqiptarë. E këtë projekt ai e ka finalizuar me një videoklip të punuar mjaft bukur. Për tekstin e këngës është kujdesur Ismajl Malaj, muzika dhe orkestrimi Demir Basha, në violin Mentor Sylejmani, video është xhiruar nga ER Events Film, ndërsa menaxher është Labinot Nuraj.