Kushtrim Ahmeti: Muzika është pjesë e jetës time

Viteve të fundit është një nga emrat më të kërkuar nëpër mbrëmje muzikore dhe ahengje familjare, Kushtrim Ahmeti dhe bendi i tij Allegro Band po fillojnë këtë vit me shumë projekte e këto i zbulon vet vokalisti përmes një interviste për Infrared të gazetës Koha.

Po performon gjithmonë live, po si e ndien këtë obligim apo privilegj?

Kuptohet është privilegj dhe obligim që një këngëtarë i kompletuar të këndojë live para publikut për arsye se kanë ardhur ato të dëgjojnë këngët tua.

Cilat janë të rejat që je duke bërë gati për këtë vit si befasi për fansat?

Jemi duke punuar për projekte të reja e që për momentin do jetë befasi megjithatë për këtë vit do ketë plot projekte.

Këndoni edhe nëpër dasma e ahengje familjare?

E vërtetë që këndoj edhe në ahengje familjare dhe mbrëmje të ndryshme nëpër lokale ku preferohet muzika live po kuptohet se dallon pasiqë nuk është e njejtë në dasma e shoh veten më mirë edhe pse përgjegjësia është më e madhe pasiqë ajo bëhet një herë në jetë.

Po ku e shihni veten më mirë?

Muzika është pjesë e jetës time përndryshe për të gjithë ata që nuk e dinë unë kam studiuar kanto e si një këngëtarë profesionist mendoj se gjithmonë do kem mbështetjen e publikut, kuptohet duke ju dhuruar muzikë të mirë e kualitative dhe të mirëfilltë shqipe.

A këndon edhe tallava?

Jo nuk këndoj tallava edhe pse nuk kam asgjë kundër për këtë lloj muzike por nuk është në traditat tona shqiptare.

Repertoari që e kultivon më së shumti?

Repertoari im të cilin e luajmë bashkë me bendin tim Allegro Band është muzika e lehtë qytetare pra 100% e mirëfilltë.

Si nis një ditë e jotja dhe si mbaron një 24 orësh?

Varet si jam me angazhimet muzikore pasiqë kryesisht është si e secilit njeri normal.

Po sa vite i ke bë në skenë dhe sa projekte numëron?

Në skenë i kemi bë tetë vite bashkë me bendin tim, numërojmë tre projekte e shumë angazhime muzikore si dhe shumë mbrëmje të ndryshme me performancat tona live.

Po Kushtrimi jashtë skenës, për ata që nuk kanë dëgjuar për ju?

Do e përshkruaj veten me tre fjalë dhe pse mendoj se të tjerët është më mirë të flasin për mua, shumë i thjeshtë, social, me shoqëri mundohem të jem i drejtë po tash se di si më shohin të tjerët.