Labinot Abduramani, shqiptari triumfues me këngën “Moj e bukura More”

Talenti Labinot Abduramani është shqiptari i vetëm që sot ka fituar çmimin e parë, në garat republikane për solokëndim, në kategorinë e parë të mbajtura në Manastir. Çmimi ka shkuar për kompozimin më të mirë të këngës shqipe “Moj e bukura More”. Mentorja e tij ka qënë profesoresha e njohur e muzikës, Nita Lumani Zenuni. Labinoti shpesh në rrjete sociale publikon këngë në versionin cover. Coverat e tij kanë rezultuar goxha të suksesshëm dhe të pëlqyer nga artdashësit. Djaloshi nga Tetova kohët e fundit është angazhuar edhe me mbrëmje muzikore nëpër lokalet e qytetit. Projekteve të tij muzikore do t’i paraprijë një mash-up i realizuar në studio profesionale.