LAMTUMIRË PRESIDENT l AMERIKËS

PRESIDENTI I SHBA GEORGE H.W. BUSH

PRESIDENTI I SHBA-së GEORGE H. W. BUSH!

BABAI I PRESIDENTIT TË SHBA-së GEORGE W. BUSH!

Vdekja është tragjedi, pasi ajo merr edhe emra të mëdhenj e të dëgjuar që i kanë shërbyer njerëzimit dhe që kanë luajtur rol vendimtarë për mbarëvatjen dhe funksionimit normal e të domosdoshëm të raporteve në mes kontinenteve, shteteve dhe popujve e kombeve!

Lajm i kobshëm!

PRESIDENTI i SHBA-së GEORGE H. W. BUSH, ka vdekur, ka mbyllur sytë përgjithmonë!

Është ndarë nga jeta Presidenti i SHBA-së GEORGE H. W. BUSH, Babai i Presidentit të SHBA-së, GEORGE W. BUSH!

Ka ndrruar jetë personaliteti i madh politik, njeriu i parë, presidenti i SHBA-së GEORGE H. W. BUSH, të cilin populli shqiptarë e ka pasur për fat ta kishte pas presidentit WOODROW WILSON, të dytin president amerikan që mban qëndrim ndaj çështjes shqiptare të pazgjidhur të Kosoves e vise të saja në ish-Jugosllavi, qëndrim shumë madhor, përkrahës e miqësor GEORGE H. W. BUSH!

Ka pushuar së rrahuri zemra e GEORGE H.W. BUSH, i cili pas qëndrimit të njohur pro çështjes shqiptare të Presidentit WOODROW WILSON, ishte i pari që mbajti qëndrimin më të madh pro Kosovës dhe zgjidhjes së drejtë të sajë!

Presidenti BUSH për herë të parë i vuri kufi kriminelit e gjakpirësit Milosheviq në raport me Kosovën!

———————————————————————————

/Bush kërcënon Millosheviçin

Washington(AFP)- Sipas New York Times- Presidenti GEORGE BUSH Bush i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç javën e kaluar duke u këshilluar mes liderëve serbë se ‘në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi “.

As Shtëpia e Bardhë dhe as Departamenti i Shtetit nuk do të komentonin mbi raportin.

Zëdhënësi i departamentit tha se SHBA ishte “thellësisht e shqetësuar për situatën në Kosovë”./

———————————————————————————

Bombardimet e Serbisë pushtuese të vitit 1999 nga NATO dhe roli i madh e historik i Presidentit të SHBA-së BILL CLINTON dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe TONY BLAIR, por edhe më 2007 qëndrimi historik në Tirane për Pavaresinë e Kosovës i Presidentit të SHBA-së GEORGE W. BUSH, ishin në vijen e zbatimit të saktë të qëndrimit të madh pro shqiptar të Shefit të CIA dhe Presidentit të SHBA-së, mikut të madh të popullit shqiptar dhe të paharruarit e të pavdekshmit GEORGE H. W. BUSH!

Populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saja dhe gjeneratat që do të vijnë, i përulen përgjithmonë me respektin më të madh qëndrimit e kontributit historik në vitin 1992 të Presidentit të SHBA-ve kundër Serbisë e kundër politikës shfarosëse e asimiluese të kryekriminelit e gjakëpirësit famekeq Miloseviç!

Populli shqiptar në Kosovë duhet të shpallë ditë zie kombëtare me rastin e ndarjes nga jeta të Presidentit të SHBA-ve GEORGE H. W. BUSH!

Parlamenti i Kosovës duhet të mbaje senacë speciale komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Presidentit të SHBA-ve GEORGE H.W. BUSH!

Populli shqiptar në Kosovë në të ardhmen duhet ta ketë një shtatore të Presidentit tashmë të ndjerë të SHBA-ve GEORGE H. W. BUSH dhe djalit të Tij, vulosësit ndërkombëtar të Pavarësisë së Kosovës në Tiranë më 2007 , Presidentit të SHBA- ve GEORGE W. BUSH!

Presidentët BUSH dhe familja BUSH, ashtu sikur edhe Presidentët WOODROW WILSON dhe BIL CLINTON e KRYEMINISTRI anglez TONY BLAIR, janë e do të jenë përgjithmonë sa të ketë shqiptar mbi dhe, miq e aleat të përjetshëm të popullit shqiptar!

Populli shqiptar sot dhe brezat që do të vijnë do të perulen me respekt e në jetë të jetëve në nderim dhe kujtim të Tyre!

  1. Prishtinë, 2 Dhjetor 2018