LDSh reagon ndaj fyerjeve që i janë bërë Dritan Abazoviqit

Kryetari i LDSh-së, Nikollë Camaj, nëpërmjet një deklarate, ka dënuar sharjet e drejtuara kundër zv. kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me ç’rast ka cekur se “Kërkojmë dhe presim reagim të shpejtë të organeve kompetente shtetërore, lidhur me këtë ngjarjes dhe dënimin adekuat të autorëve. Njëkohësishtë presim edhe distancimin e vet organizatorit të protestës nga këta individë, dhe nga kjo formë e shprehjes së pakënaqësisë”.

Në reagim, z. Camaj ka shkruar po ashtu se “Gjestet si kjo na lënë të mendohemi se kur këta njerëz ishin të sinqertë; kur flisnin për bashkëjetesë apo sot?”

Reagimi i plotë i LDSh ti nënshkruar nga Nikollë Camaj:

Edhe ne, ashtu si edhe mbarë opinioni publik i Malit të Zi, ishim deshmitarë të ngjarjes së djeshme, aspak civilizuese, përkundrazi, të shëmtuar dhe naciste, gjatë një protese në Cetinë. Me këtë rast, nënkrytarit të Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazović, i është sharë Nëna Myslimane. Është më se e qartë se t’i shahet nëna publikisht dikujt është primitivizëm, dhe shprehje e nivelit të ultë të kulutrës dhe edukatës familjare, por t’i shahet nëna mbi bazat kombëtare dhe fetare, atëherë kjo paraqet nacionalizëm, paraqet fashizëm.
Popujt pakicë në Mal të Zi, edhe në të kaluarën janë përballë me sharje e fyerje të kësaj natyre, por ato vinin nga disa taborre dhe grupime të tjera. Kësaj here kjo sharje u shqiptua nga ata, goja e të cilëve ishte përplotë demokraci , bashkëjetesë, harmoni dhe tolerancë kombëtare e fetare.
Gjestet si kjo na lënë të mendohemi se kur këta njerëz ishin të sinqertë; kur flisnin për bashkëjetesë apo sot?
Kërkojmë dhe presim reagim të shpejtë të organeve kompetente shtetërore, lidhur me këtë ngjarjes dhe dënimin adekuat të autorëve.
Njëkohësishtë presim edhe distancimin e vet organizatorit të protestës nga këta individë, dhe nga kjo formë e shprehjes së pakënaqësisë.
N. Camaj, kryetar i LDSH