Lëndohen dy punëtorë pas djegies së një restoranti në Ferizaj

Dje rreth orës 10:00 të mëngjesit dy persona – një burrë dhe një grua, kanë pësuar lëndime pasi në vendin e punës së tyre ka shpërthyer zjarri.

Policia njofton se të dy kanë pësuar djegie derisa kanë provuar që të shuajnë zjarrin që kishte përfshirë një restorant, transmeton Klan Kosova.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa siç njoftohet me rastin janë duke u marrë inspektorët komunalë.