Në garë për president të vendit futet edhe një kandidat i ri. Amdi Bajram, lideri i romëve sonte ka marrë përkrahje nga Kryesia qendrore e partisë së tij.
“Në seancën e kryesisë qendrore të Lidhjes së romëve është vendosur që kandidat i vetëm i tyre për zgjedhjet presidenciale të kandidohet Amdi Bajram”, thuhet kështu në kumtesën e lëshuar për mediat.
Ndërkohë që Bajram për momentin është deputet në kuvend dhe ka deklaruar se e pranon nominimin e partisë së tij.