Lladrovci: Ju presim përgjithmonë fitimtar gjeneral Lushtaku e gjeneral Mustafa

Pas udhëtimit të sotëm për Hagë, ku janë ftuar nga Gjykata speciale, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar se “UÇK ishte dhe mbetet krenaria jonë, me vlerën e qëllimeve dhe veprimeve”.

“E drejta jonë për të qenë të lirë, ishte e drejtë e jona që nuk mund ta mohoj asnjë gjyq as akuzë e rrejshme, ju presim përgjithmonë fitimtar gjeneral Lushtaku e gjeneral Mustafa”, ka shkruar Z. Lladrovci.

Ja postimi i tij në fb:

“Ashtu si deri sot, edhe sot e tutje, do të konfirmohet pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK ishte dhe mbetet krenaria jonë, me vlerën e qëllimeve dhe veprimeve.
Ashtu do të jenë të gjithë të ftuarit në Hagë, edhe gjeneralët tanë fitimtarë, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, sepse janë me jetë e me vepra kontribuues të lirisë së popullit të vet.
E drejta jonë për të qenë të lirë, ishte e drejtë e jona që nuk mund ta mohoj asnjë gjyq as akuzë e rrejshme, ju presim përgjithmonë fitimtar gjeneral Lushtaku e gjeneral Mustafa!”